Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka vizituar Komisionin e DKA-së dhe kandidatët intervistues të cilët i janë nënshtruar konkursit të fundit të Drejtorisë Komunale të Arsimit – për mësimdhënës në shkollat: SHFMU “Rexhep Gjeli” në Likoshan në lëndët e arsimit fillor dhe matematikës; SHFMU “Shaban Polluzha” në Korroticë të Epërme në lëndën e arsimit fillor; SHFMU “Zenel Hajdini” Tërstenik në lëndën e arsimit fillor; dhe SHFMU “Rilindja” paralele në Godanc në lëndën e arsimit fillor.
Gjatë kësaj procedure në testimin e kandidatëve intervistues me shkrim, kanë qenë të ftuara të gjitha organizatat jo qeveritare që veprojnë në Komunën e Drenasit dhe rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN për të monitoruar procesin e intervistimit, ndërsa kishin prezentuar disa OJQ nga Drenasi.