Me rastin e festës së Kurban Bajramit apo siç njihej deri vonë në kulturën tonë Bajrami i Vogël, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me gjithë stafin uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, duke uruar që kjo festë t’i gjejë me shëndet e harmoni në familjet e tyre.
Le të jetë kjo një festë gëzimi, urimi e reflektimi se si, krahas vlerave fetare, të zbatojmë çdo ditë të vitit dhe promovojmë vlerat tona kombëtare të trashëguara brez pas brezi të harmonisë e respektit të pakusht e human dhe të tolerancës fetare e të fjalës me të cilat krenohemi si komb e që na bëjnë të veçantë në tërë rruzullin tokësor si dhe ta duam e ta kemi gjithmonë në plan të parë dashurinë për vendin dhe gjuhën tonë, ka uruar kryetari Lladrovci.