Kryetari Lladrovci uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimin e vitit të ri shkollor.
Kryetari Lladrovci u ka uruar shëndet të mirë, me zotimin se mësimi do të vazhdoj të jetë prioritet i qeverisjes lokale.
“Uroj që pandemia të kalojë, të keni shëndet të mirë dhe të vazhdoni të na bëni krenar, siç na keni bërë deri tani, me pjesëmarrje në konferencat ndërkombëtare si “Euroscola”, në kampin ndërkombëtar “Edu Camp Summer” dhe garat e tjera ndërkombëtare me shokët tuaj të Gjermanisë, Austrisë, Finlandën e tjera shtete”, ka theksuar mes të tjerash Lladrovci, duke shtuar se mbështetja për arsimin nuk do të mungoj asnjëherë.
Për të parë nga afër përgatitjet dhe fillimin e vitit të ri shkollor, Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka ka vizituar shkollat e komunës së Drenasit.
Drejtori Gjoka ka njoftuar se të gjitha shkollat janë të përgatitura konform masave anti-covid si dhe është vaksinuar personeli.
“Falënderoj mësimdhënësit dhe të gjithë akteret në fushën e arsimit për angazhimin e tyre të pareshtur që sot mësimi të nis me kohë dhe në përputhje me masat e ndërmarra për parandalimin dhe mbrojtjen nga virusi”, është shprehur Gjoka.


