Kryetari Lladrovci uron nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për fillimin gjysmëvjetorit të dytë
Më rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Komunës së Drenasit, kryetari Lladrovci ka uruar gjithë nxënësit, mësimdhënësit e prindërit.
“Ju përgëzoj dhe qoftë vit i mbarë dhe me suksese. Arsimi ka qenë, është dhe mbetet prioritet i qeverisjes tonë. Sukseset në arsim kanë marrë mirënjohje në të gjitha nivelet si i shkëlqyer, prandaj përgëzoj nxënësit, prindërit dhe menaxhmentin arsimor në të gjitha nivelet për këto arritje” ka thënë kryetari Lladrovci në urimin e tij.