Kryetari Lladrovci uron 8 Marsin
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka uruar të gjitha gratë e Komunës së Drenasit.
Kryetari Lladrovci ka theksuar se komuna e Drenasit mbetet komunë lidere sa i përket besimit në aftësitë dhe shkathtësitë e grave, ku 7 nga gjithsej 12 drejtori udhëhiqen nga gratë, ndërsa pjesa dërmuese e stafit të administratës komunale janë gra.
Kryetari Lladrovci ka kujtuar dhe përgëzuar të gjitha nënat, gratë e motrat që me përkushtim, ngritën dhe edukuan heronjtë, dëshmorët, martirët, veprimtarët, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha ato që kontribuan dhe u bënë krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet, me pushkë e me pendë, në të gjitha mënyrat, për arritjen e lirisë së Kosovës. Gjithashtu ka falënderuar edhe të gjitha punonjëset e administratës komunale për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Paraprakisht në sallën e Kuvendit është mbajtur një takim i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me të gjitha punonjëset e administratës komunale, të cilave i është dhuruar edhe buqeta me lule.