Kryetari Lladrovci takon Vëzhguesit e Zgjedhjeve të Misionit të BE-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim monitoruesit e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim, monitoruesit e vëzhgimit të zgjedhjeve (EU EOM) nga Kryetari Lladrovci u njoftuan për mbarëvajtjen dhe procesin e qetë që mbretëroi ditën e zgjedhjeve parlamentare në Drenas, derisa diskutuan edhe për deklaratën preliminare të misionit vëzhgues të BE-së.
Kryetari Lladrovci theksoi se zgjedhjet ishin të qeta, duke vlerësuar procesin demokratik të votimit nga ana e qytetarëve të Drenasit, për çka edhe i ka falendëruar qytetarët për kulturën dhe maturinë qytetare e politike të treguar në zgjedhje.
Derisa edhe vëzhguesit e BE-së vlerësuan se dita e zgjedhjeve ishte e rregullt dhe e qetë, gjithashtu procesi i zhvilluar i votimit dhe numërimit u vlerësua pozitivisht edhe në Komunën e Drenasit.