|
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi dhe Drejtoreshën e Inspekcionit, Aurora Berisha, pritën në takim përfaqësuesit e shoqatës së transportit në Drenas.
|
|
Në këtë takim u bisedua rreth përfaqësimit të transportit në komunikacion në Komunën e Drenasit. Çështjet që u diskutuan në takim ishin, respektimi i linjave të autobusëve dhe rendit të udhëtimit sipas orarit të planifikuar të udhëtimit.
Kryetari Lladrovci i bën thirrje qytetarëve të Drenasit që të respektojnë transportin legal dhe të evitojnë atë ilegal. Gjithashtu i njofton të gjithë transportuesit ilegal se Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do jetë në mbikëqyrje të transportit dhe do marrë masa ndaj atyre që nuk e respektojnë Ligjin mbi Komunikacionin.
|