Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), z. Ahmet Ismajli ku nënshkruan pesë Marrëveshje të Shërbimeve të Energjisë.
Marrëveshja për Shërbime të Energjisë u bë për ShFMU “Migjeni”, “Shote Galica”, “24 Korriku” dhe “Shaban Polluzha” si dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekoc.
Fondi do të investoj në renovimin e këtyre objekteve me masa eficiente (do të bëhet termoizolimi, ndërrimi i kulmit dhe izolimi i tij, ndërrimi i ngrohjes qendrore dhe ndriçimi eficient, me vlerë 645,870.10 Euro.
Kryetari Lladrovci falënderoi Drejtorin Menaxhues të FKEE-së, për inevstimet e deritashme dhe investimet që do të ndërmerren për kursimin e energjisë në këto pesë objekte me rëndësi për qytetarët dhe për komunën.
Po ashtu, diskutuan për mundësitë e investimit të masave eficiente në sektorin rezidencial, në objektet e banimit social që janë në komunën e Drenasit dhe në ekonomitë familjare me kushte të rënda sociale.