Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, kanë prit sot në takim Kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës, Imer Rama me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë diskutuar për kushtet dhe mundësitë që ofron Komuna e Drenasit, për ndërtimin e një pishine gjysmë olimpike.
Kryetari Lladrovci, duke i falenderuar përfaqësuesit e Federatës së Notit, ka thënë se Komuna e Drenasit i plotëson të gjitha kushtet për ndërtimin e një pishine gjysmë olimpike, ku kemi parcela të cilat mund t’i destinojmë për ndërtimin e një pishine e tillë.
Ndërsa kryetari Rama, është shprehur se zyrtarët e Federatës së Notit të Kosovës, janë duke realizuar vizita nëpër komuna të Kosovës, me qëllim të vlerësohen kushtet që ofrojnë ato, sa i përket realizimit të projektit për ndërtimin e pishinave gjysmë olimpike që do të financohen dy projekte të tilla nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kurse në fund të vizitave, do të përzgjidhen vetëm ato dy komuna që ofrojnë kushte më të mira.
Kryetari Lladrovci është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë në këtë drejtim, me qëllim që njëri nga dy projektet e ndërtimit të pishinës, të realizohet në Komunën e Drenasit.