Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesit e kompanisë “Vali Comerc”
Në ditët e para kur ishin lajmëruar rastet e para në Kosovë të virusit covid-19, kompania “Vali Comerc”, me pronar Hamit Morina, më 16 mars të këtij viti, në mënyrë vullnetare, kishte vendosur tendat në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas dhe në oborrin e QMF në Komoran, për t’i shmangur kontakteve brenda objekteve dhe në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit covid-19, të kryejnë kontrollin fillimisht në këto tenda të improvizuara.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e “Vali Comerc”, Rrustem e Bedri Morina të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar që në mënyrë vullnetare kanë shprehur dëshirën për vendosjen e tendave në oborrin e QKMF-së në Drenas dhe në QMF në Komoran.
“U jam shumë mirënjohës për vullnetin e treguar për të ndihmuar në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia globale e covid-19. Vendosja e tendave në dy qendrat e mjekësisë familjare, ka ndikuar në menaxhimin sa me të mirë të situatës dhe që Drenasi të këtë për momentin rastet me të pakta të të prekurve”, ka thënë kryetari Lladrovci.