Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesin nga DEMOS
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, Ilir Salihun, përfaqësues i programit për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), agjenci kjo zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim, e bashkëfinancuar nga Ambasada Suedeze dhe Norvegjeze, dhe zbatuar nga HELVETAS Swiss Interkoorporation-Kosova.
Gjatë takimit, u diskutua për ofrimin e përkrahjes nga ana e DEMOS-it në vendosjen e kontrolleve të brendshme, në Komunën e Drenasit. Nga ana tjetër, kryetari Lladrovci, shprehu mirënjohjen, njëherësh gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në lidhje me forcimin e kontrolleve të brendshme, gjithmonë në saje të transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Drenasit.

