Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesin e kompanisë “Illyrian”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë “Illyrian” sh.p.k, Dardan Mehmeti, ku kanë diskutuar lidhur me projektin e digjitalizimit në shkolla.
Kryetari Lladrovci ka thënë se komuna është e përkushtuar në projektet që kanë të bëjë me digjitalizimin e shkollave dhe çdo projekt konkret në këtë drejtim është i mirëseardhur dhe ka shtuar se do të shikojnë edhe mundësitë e bashkëpunimit me kompaninë, për të mirën e nxënësve.
Përfaqësuesi i kompanisë “Illyria”, Dardan Mehmeti ka prezantuar platformën, funksionimin dhe benifitet që dalin nga forma e bashkëpunimit për digjitalizimin e shkollave.