Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësues të bizneseve turke
Të martën kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në një takim një delegacion investitorësh potencialë turk. Kryetari Lladrovci pasi falënderoi përfaqësuesit për vizitën, i njoftoi ata për mundësitë që komuna e Drenasit ofron për investitorët e huaj dhe vendorë dhe lehtësimet procedurale për këtë qëllim, duke theksuar se Komuna e Drenasit, përveç pozitës së favorshme gjeografike, ofron kushtet më të mira për biznes dhe procedura të shpejta.
Nga ana e tyre, investitorët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe përafrim të komunës së Drenasit me komunat turke dhe bashkëpunimin në sferën e kulturore, arsimore, por edhe për investime në komunën e Drenasit. Ndër të tjera, një interesim të veçantë vizitorët patën për Feronikelin.




