Kryetari Lladrovci pret në takim Mjeshtrin e Madh, Ermir Dizdari
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim Mjeshtrin e Madh të trojeve shqiptare, një ndër dirigjentet e parë, Ermir Dizdari, financieren e Qendrës së veprimtarive folklorike shqiptare, Marita Demiri dhe koreografin e parë në Kosovë, Dilaver Kryeziu.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për vizitën dhe kanë biseduar për festivalet që janë realizuar në Drenas e Kosovë, ku Mjeshtri i Madh, Ermir Dizdari ishte drejotor i festivaleve, seleksionues dhe dirigjent i shumicës prej tyre.
Edhe dirigjenti, Ermir Dizdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për mikpritjen dhe ka treguar se ka të gatshëm për botim librin biografik lidhur me Revistën e Folklorit Burimor Shqiptar Drenasi, ish Gllogoci. Ai ka prezantuar edhe versionin origjinal të këtij libri.
Kryetari Lladrovci ka përgëzuar Dizdarin për punën e tij në mbledhjen e të dhënave për këtë libër dhe ka vlerësuar se botimi i një libri të tillë, është pasuri kulturore e artistike për Komunën e Drenasit që brezat e rinj të kenë të dhënat e këtij festivali me përmasa mbarëkombëtare që është mbajtur në Drenas që nga viti 1968. Lladrovci ka premtuar Dizdarit se do të shikojnë të gjitha mundësitë buxhetore për t’i ndihmuar autorit për botimin e këtij libri.
Ermir Dizdari ishte Drejtor artistik i festivalit të RFBKSH-së në Drenas për disa vite, ndërsa njihet si Mjeshtri i Madh ne të gjitha trojet shqipfolëse për aktivitetet kulturore në ruajtjen e traditave burimore shqiptare dhe si njëri nga dirigjentet e parë në Shqipëri.




