Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim togerin Prejan, komandant i ri i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran.
Ne këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar shtetin e Zvicrës për kontributin historik në përgjithësi, dhe KFOR-in zviceran për bashkëpunimin në veçanti, për ruajtjen e sigurisë së vendit tonë, si dhe për përkrahjen e ofruar për Komunën e Drenasit.
Kryetari Lladrovci e përgëzoi togerin Prejan për detyrën e re duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të sigurisë së qytetarëve të Drenasit.
Komandanti i ri i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran ka falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai tha se ndihet mirë me vizitën në Komunën e Drenasit.
Ai u interesua dhe për menaxhimin dhe situatën aktuale të pandemisë, për perfomancën e komunës dhe për çështje tjera të rëndësishme duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë i ndihmon ruajtjes së sigurisë publike.