Kryetari Lladrovci pret në takim KFOR-in LMT K9 të Zvicrës
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim KFOR-in LMT K9 të Zvicrës, kapitenin e ekipit, Lewin Sutter dhe toger, Kevin Hinnen, të cilëve u ka uruar marrjen e detyrës për monitorimin e sigurisë në Drenas.
Lladrovci u ka uruar mirëseardhje KFOR-it zviceran për marrjen e detyrës në Drenas dhe ka thënë se bashkëpunimi do të jetë në vazhdimësi me KFOR-in, LMT K9 të Zvicrës. Lladrovci ka njoftuar të pranishmit edhe për projektet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, kulturë e përgjithësi për të arritura dhe sfidat që ka Drenasi, po ashtu ka njoftuar edhe për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Përfaqësuesit e KFOR-it, LMT K9 nga Zvicra, kanë falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe kanë shtuar se bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë më gjithë akterët relevant në Drenas për sigurinë publike.