Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ish-kryeministrin e Kosovës, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Projektet të cilat po realizohen në Drenas dhe zhvillimet e fundit politike në vend ishin temat të cilat u diskutuan në takimin mes Kryetarit Lladrovci dhe Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Me këtë rast, Kryetari Lladrovci e falënderoi për vizitën që Haradinaj ia bëri Drenasit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përgëzoi Kryetarin Lladrovci për nivelin e lartë të qeverisjes duke theksuar se në Drenas është vendosur standard i ri i qeverisjes së mirë dhe e uroi për përformancë më të mirë komunale.
Haradinaj i dhuroi Kryetarit Lladrovci medaljen me motivin, “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.
Pas vizitës në komunë, Haradinaj bëri homazhe te varret e prindërve të heroit Fehmi Lladrovci në Gllanasellë.

