Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Ajmane Hakolli dhe Anjeza Prokshi, të cilat janë zgjedhur miss në eventin “Miss Drenica 2020-2021”.
Ajmane Hakolli nga Skenderaj është zgjedhur miss Drenica dhe Anjeza Prokshi, nga Drenasi është zgjedhur miss Drenasi, të cilat janë vlerësuar nga juria në mesin e shumë tjerave në këtë garë.
Kryetari Lladrovci i ka përgëzuar për çmimet, duke i uruar suksese në të ardhmen në përfaqësime edhe jashtë vendit. Me këtë rasi i dhuroi edhe nga një varëse të punuar nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
Në këtë eveniment u zgjodhën edhe përfaqësuesja e Kosovës në garën “Miss Europe Continental” e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali, ku do të marrin pjesë 52 shtete.