Kryetari Lladrovci pret në takim delegacionin gjerman dhe përfaqësues të MINT-it
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin, Arben Shala dhe Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi-Gjoshi, kanë pritur në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Bjoern Vogler, konsulent në “German Economic Tean”, kompani kjo e financuar nga qeveria gjermane, si dhe Valmira Rexhëbeqaj, drejtoreshë për Kosovë e Rex Consulting Group si dhe përfaqësues nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për vizitën dhe ka informuar të pranishmit për mundësitë që ofron komuna e Drenasit në zhvillimin e biznesit, përkatësisht për zonën ekonomike 2 që mendohet të zhvillohet përballë Parkut të Biznesit në Korroticë të Lartë. Lladrovci pas informatave te hollësishme për procedurën e krijimit të kësaj zone ekonomike, ka kërkuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që ishin të pranishëm ne këtë takim, të shpejtojnë procedurat ligjore që ju takojnë, për krijimin e kësaj zone, në mënyrë që të mos humben investitorët e huaj për të investuar në Drenas.
Bjoern Vogler, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe është ndarë i kënaqur për të dhënat e hollësishme të ofruara nga kryetari Lladrovci. Ai ka shtuar se kompania që përfaqëson, do të jap përkrahjen maksimale në konsulencat e tyre biznesore.