Kryetari Lladrovci përfundon mandatin si kryetar Bordi i Agjencisë për Zhvillim Rajonal-Qendër, merr mirënjohje nga kjo e fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën në një takim të thirrur nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal Qendër, ka dorëzuar mandatin si Kryetar Bordi i kësaj Agjencie, i emëruar nga 16 Janari i vitit 2017.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci është vlerësuar me mirënjohje nga AZHR-ja Qendër për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë si kryesues i bordit në avancimin e Agjencionit për Zhvillim Rajonal-Qendër.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtyre viteve dhe ka vlerësuar se përkrahja që i është dhënë bizneseve të Komunës së Drenasit gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetari Lladrovci ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me AZHR-në, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe gjithë akterët tjerë për të përkrahur dhe mbështetur bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit.
Kryetari Lladrovci me 16 janar të vitit 2017 ka marr kryesimin e Bordit të AZHR-së, ku janë përfshirë komunat; Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Fushë Kosovë, Graqanicë, Shtime dhe Drenas.
AZHR-Qendër ka ndihmuar Komunën e Drenasit në shumë fusha e të bërit biznes. Janë mbajtur sesione informuese me të rinjtë e Drenasit për ndërmarrësi dhe vetë-punësim, përkrahja që i është dhënë fermerëve të Drenasit, sesione informuese me grat në biznes dhe fusha të tjera që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në krijimin e biznesit.
AZHR-Qendër, zhvillon projektet me karakter ndërkomunal dhe rajonal, si fryt i bashkëpunimit të ARDA-s dhe partneritet tjera, si dhe pjesëmarrësit kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë.