Më rastin e aksidentit të pasdites së diel, ku për pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe janë lënduar 4 të tjerë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt.
Kryetari Lladroovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Në aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës, në Korroticë të ulët, ku janë përfshirë dy vetura kanë mbetur të vdekura dy gra dhe janë lënduar katër persona të tjerë të cilët janë duke marr trajtimin mjekësor në QKUK.