Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Nishori të Komoranit më rastin e vdekjes së luftëtarit të lirisë, Rrahman Nishori
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Gjoka të Komoranit më rastin e vdekjes së luftëtarit të lirisë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Nishori.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Rrahman Nishori. Ne pamundësi për të marr pjesë ne ceremoninë e varrimit dhe përcjelljes siç i ka hije një ish-ushtari, u shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Nishori dhe bashkëndjejmë me familjen e luftëtarit të lirisë. Lavdi”, ka ngushëlluar kryetari Lladrovci.
Rrahman Nishori ishte luftëtar i përkushtuar, i cili në kohën e luftës ju përgjigj atdheut duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi.