Me rastin e ndërrimit të jetës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Krasniqi, kryetari Lladrovci ka ngushëlluar familjen Krasniqi nga fshati Negroc.
Krasniqi ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare por jeta dhe vepra e tij do kujtohet brezë pas brezi sepse me vetmohim këmbnguli të jetë në mesin e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Ngushëllime familjes Krasniqi nga Negroci, ngushëllime të gjithë shokëve, miqëve dhe dashamirëve të Milaimit, ngushëllime gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që humbën një burr të ndershëm e luftëtar lirie.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!