Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Haxhiu me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit Nuhi Haxhiu
Më rastin e vdekjes së veteranit të arsimit, Nuhi Haxhiu nga Pokleku, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Haxhiu.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Nuhi Haxhiut, veteran i arsimit i cili nxori shumë gjenerata në dritë me punën e tij të palodhshme që aq shumë e deshi”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Nuhi Haxhiu ishte për shumë vite mësimdhënës në shkollat e Drenasit.
Ngushëllime familjes Haxhiu.