Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e mësuesit dhe luftëtarit Mujë Gashi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes Gashi për vdekjen e mësuesit dhe luftëtarit të lirisë nga Llapushniku, Mujë Gashi.
“Shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gashi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Mujë Gashi. Gashi do t’i mungoj edhe arsimit, pasi në këtë fushë kontribuuoi për 40 vite me radhë”, është shprehur Lladrovci.
Ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe dashamirëve të familjes Gashi.