Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Muhamet Jasharin, përfaqësues i kompanisë “Doni Term” nga Drenasi, për financimin e një burse komunale për një student të Komunës së Drenasit për vitin akademik 2018-2019.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar donatorin Jashari për ndihmën e ofruar duke thënë se kjo bursë jo vetëm që ndihmon një student në aspektin financiar po edhe stimulon studentin përfitues drejt përfundimit të studimeve.
Kompania “Doni Term” e cila është në pronësi të Gafurr Jasharit do të ndajë bursën për studentin e radhës nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur me datën 05.10.2018, listë nga e cila kanë mbetur edhe 7 studentë pa marrë bursë.
Me këtë rast Komuna e Drenasit shfrytëzon rastin t’i falënderojë të gjithë donatorët e deritanishëm.
