Kryetari Lladrovci në Kleçkë në nderim të Komandant Kumanovës dhe dëshmorëve të Brigadës 121 Komandant Kumanova
Sot, me rastin e Ditës së dëshmorëve të kombit, të Brigadës 121- Komandant Kumanova, Kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, së bashku me kryetarin Kadri Veseli, ka vendosur kurora me lule, dhe kanë bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve në Kleçkë.
Ja postimi i Kryetarit Ramiz Lladrovci në fb:
“Në Ditën e dëshmorëve të Brigadës 121- Komandant Kumanova, së bashku me kryetarin Kadri Veseli, kemi vendosur kurora me lule në Kleçkë, dhe kemi bërë homazhe pranë varreve të heronjve dhe dëshmorëve të kësaj brigade të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu, shprehëm nderim me rastin e 20 vjetorit të kalimit në përjetësi, të heroit Ismet Jashari- Komandant Kumanova, i cili ishte sinonim i guximit dhe heroizmit, përkushtimit dhe bashkimit, i lidhur fort pas idealit të komandantit legjendar, Adem Jasharit.
I përjetshëm është kujtimi për heroin e kombit Ismet Jasharin-Komandant Kumanovës!
I përjetshëm është kujtimi për heronjtë dhe dëshmorët e Brigadës 121- Komandant Kumanova!”