Kryetari Lladrovci merr urime nga Kryetari Bashota
13/01/2017 00:00
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i cili ka uruar homologun e tij, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese për të mirën e qytetarëve të Drenasit.
Kurse kryetari Lladrovci ka falendëruar kryetarin Bashota për vizitën që i ka bërë dhe ka thënë se bashkëpunimi ndërkomunal do të thellohet edhe më shumë në shkëmbimin e përvojave të mira dhe realizimin e projekteve.