Me rastin e shënimit të ditës së shkollës "Xheladin Gashi-Plaku" në Komoran dhe shkollës "Naim Frashëri" në Gllobar, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, minisri ne detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj dhe të tjerë kanë marrë pjesë në aktitivitetet e këtyre dy shkollave. Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit me rastin e shënimit të ditës së shkollës dhe ka thënë se ne programin e tij qeverisës, përmirësimi në infrastrukturën shkollore, cilësia në mësimdhënie dhe mësimnxënie janë prioritet kryesor në fushën e arsimit.