Kryetari Lladrovci merr pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka marr pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian në kuadër të Euroscola me temën “Arsimi&Punësimi i të rinjve, çfarë na duhet për të ardhmen tonë”.
Në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian, gjimnazistët e Drenasit kanë përfaqësuar Kosovën në Parlamentin Evropian, ndërsa kanë marr pjesë 64 shkolla nga vendet e Bashkimit Evropian me mbi 3 mijë pjesëmarrës. Kryetari Lladrovci ka përshëndetur këtë konferencë, në të cilën ishte pjesëmarrës krahas profesor e nxënës, edhe Rainer Wieland, qytetar nderi i Drenasit, njëherit zëvendës president i Parlamentit Evropian.
Kryetari Lladrovci në këtë konferencë, theksoj se mbështetja e komunës të cilën ai drejton, do të vazhdoj me prioritet, që arsimi në komunën e Drenasit do të jetë në hap me arsimin e vendeve të Bashkimit Evropian. “Siç jam zotuar që së bashku me miqtë nga Gjermania, Finlanda, Austria e Italia, do të punojmë bashkërisht, që nxënësit tanë të jenë krahë bashkëmoshatarëve të tyre në BE, kjo tashmë është duke u realizuar”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Në këtë takim virtual, moderator të konferencës dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, kanë vlerësuar nxënësit e Komunës së Drenasit për prezantimin mbresëlënës, njohurit e tyre të avancuara të gjuhëve të huaja dhe përgjithësisht për organizimin e kësaj konference virtuale.
Në shtator të vitit 2021, Drenasi organizon konferencë ndërkombëtare me nxënës, mësimdhënës, drejtues institucionesh arsimore nga Gjermania, Finlanda, Austria, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali Zi dhe Lugina e Preshevës.
Kujtojmë që muajin e kaluar, vendi ynë është përfaqësuar nga nxënësit e komunës së Drenas, në një konferencë tjetër ndërkombëtare.







