Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të OJQ “Akti”, Rexhep Gojnovci dhe Burim Behluli, Drejtor i Zhvillimit të Programeve në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë, ku edhe ka pranuar mirënjohje nga Rexhep Gojnovci për kontributin e dhënë në Programin e Trajnimit për të Rinj “Shkathtësitë bazë jetësore dhe punësueshmëria”.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtorin ekzekutiv të OJQ “Akti” dhe Burim Behluli nga SOS fshati i Fëmijëve për bashkëpunimin e treguar në realizimin e projektit “përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve, përmes masave për krijimin e të ardhurave”.
Drejtori ekzekutiv i OJQ Ngo Akti, Rexhep Gojnovci, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar në realizimin e projektit të përbashkët në fuqizimin e të rinjve për vetëpunësim dhe ka shtuar se bashkëpunimin do të vazhdoj edhe ne të ardhëm.
Për realizimin e projektit, paraprakisht është nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Drenasit dhe OJQ “Akti”. Ky projekt është bashkëimplementuar me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe është financuar nga The German Federal Ministry of Economik Cooperation and Development (BMZ) dhe Herman Gmeiner Fund Germany (HGFD).

