Kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë benë homazhe pranë shtatorëve dhe varrezave të dëshmorëve me rastin e 20 vjetorit të çlirimit
Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtor të drejtorive komunale, kryesuesin e Kuvendit, Labinot Halilaj dhe anëtar të Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta me lule pranë shtatoreve të Heronjve, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina e Bedri Shala si dhe në varrezat e dëshmorëve në Likoshan, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Poklek i Vjetër dhe Nekoc.
Dita e çlirimit të Komunës së Drenasit ka vazhduar me shumë aktivitete. Janë pritur, gazetari britanik Voughan Smith dhe ushtarja kandazeze, Sophie Levesque Boisvert, është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës, ndërsa në ora 17:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të mbahet program festiv dhe në ora 21 finalja e turnirit tradicional në futboll të vogël “Rasim Kiçina”.