Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Ymer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtor dhe familjar kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrezave në Abri të Drenasit.
Pas homazheve, kryetari Lladrovci dhe të tjerët kanë vizituar familjen e dëshmorëve.