Kryetari Lladrovci kërkon nga qytetarët të shtojnë kujdesin pas konfirmimit të pranisë së koronavirusit
Më rastin e konfirmimit të pranisë së koronavirusit në vendin tonë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të shtojnë kujdesin, por njëkohësisht ka kërkuar nga ta të mos bëjnë panik, por të respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet zyrtare që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë se si të mbrohen nga virusi.