Kryetari Lladrovci ia dorëzon titullin “Qytetare Nderi”, Ana Roch
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në takim humanisten e cila i ka përkrahur shumë gratë e komunës së Drenasit, Ana Roch, ku edhe i ka dorëzuar titullin “Qytetare Nderi”. Roch në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, në muajin Tetor të vitit 2022, me propozimin e Kryetarit Lladrovci, është shpallur Qytetare Nderi, deputetja e Këshillit të Madh të Gjenevës në Zvicër, Ana Roch.
Kryetari Lladrovci qytetaren e Drenasit e ka pritur me kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari dhe stafin e tij.
Postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:
Me nderime, sot, titullin “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit, ia dorëzova solemnisht, znj. Ana Roch, ku ishin të pranishëm edhe Kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari dhe disa nga drejtoreshat e drejtorive komunale.
Znj. Ana Roch, “Qytetare Nderi”, është shpallur njëzëri në Kuvendin e Drenasit. Ajo, është deputete e Këshillit të Madh të Gjenevës në Zvicër.
Me dhënien e titullit “Qytetare Nderi” për znj. Ana Roch, kemi vlerësuar kontributin e saj të vazhdueshëm humanitar për gratë e komunës së Drenasit. Ne jemi të nderuar ta kemi “Qytetare Nderi” një humaniste si ajo, përkrahëse e Kosovës dhe humaniste e shquar nga Zvicra.





