Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rëniës së dëshmorit, Enver Kukaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, drejtor të drejtorive komunale, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, familjarë edhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit Tërstenik. Pranë varrit të dëshmorit, Enver Kukaj, kryetari Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Bazaj dhe familjarë kanë vënë kurora lulesh dhe kanë mbajtur një minut nderim.