Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij bashkë me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj me stafin e tij, në 22 vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, bën homazhe dhe vendosen lule të freskëta në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka përkujtuar dhe nderuar 40 bashkëluftëtarët në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, duke theksuar se do mbesin të paharruar në historinë tonë të lavdishme.
Mujë Krasniqi me 40 luftëtarë të UÇK-së ranë heroikisht më 14 dhjetor të vitit 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.
Mujë Krasniqi, i njohur si komandant Kapuçi, ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.