Më rastin e shënimit të 19 – vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci me Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Komandantin e SP në Drenas, z. Driton Morina me bashkëpunëtor si dhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura me stafin e tij bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Likoshan dhe Qirez.