Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me rastin e festës së Krishtlindjeve ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe gjithë besimtarët katolik.
“Kjo festë sikur çdo vit tjetër, edhe këtë vit përcjell mesazhin e paqes, tolerancës ndërfetare dhe dashurinë midis popujve. Juve dhe gjithë besimtarëve katolik, Ju uroj që këtë festë të Krishtlindjeve ta kaloni me tolerancë e dashuri me familjet tuaja. Kjo festë bashkë me të mirat që bartë me vete, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njëri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës si vlerë e demokracisë për gjithë ne dhe brezat që do vinë.