Drenas, më 19 maj 2011 – Kryetari i Komunës. z. Nexhat Demaku, Nënkryetari i Komunës, z. Sherif Krasniqi dhe Drejtori për Administratë të Përgjithshme, z. Xhemë Binaku, pritën Kryetarin e AKK-së, z. Bajrush Xhemajlin dhe Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, z. Sazan Ibrahimin.
Drenas, më 19 maj 2011 – Kryetari i Komunës. z. Nexhat Demaku, Nënkryetari i Komunës, z. Sherif Krasniqi dhe Drejtori për Administratë të Përgjithshme, z. Xhemë Binaku, pritën Kryetarin e AKK-së, z. Bajrush Xhemajlin dhe Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, z. Sazan Ibrahimin.
Qëllimi i takimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit midis Komunave dhe nivelin qendror si dhe aktivitetet e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Kryetari i AKK-së, z. Bajrush Xhemajli shtroi me Kryetarin Demaku çështje që janë në kompetencë të Komunës, si shërbime për qytetarët po që në aspektin ligjor dalin mospajtime midis dy niveleve të qeverisje, si menaxhimi me kompanitë publike, ruajtja e pyjeve dhe shërbimi i zjarrfikësve, inspektorët e tregut etj.
Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku paraqiti disa probleme të Komunës së Drenasit, ku si problem të parë paraqiti objektin e vjetër të Komunës, çështjen e ndërmarrjeve publike, çështjen e pastrimit të deponive, vjelja e taksave për eksploatim të xehes, çështjen e afatizimit të çertifikatave të lindjes, çështjen e fondit rezervë për Komunat, problemin e limitit të buxhetit te subvencionet dhe ndryshimit të Ligjit të Prokurimit.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Sazan Ibrahimi njoftoi Kryetarin Demaku që Këshilli i AKK-së ka vendosur që edhe Kryetarët e Komunave të marrin pjesë në grupet punuese dhe ndryshim të ligjeve.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që stafi politik kanë mbetur nën çdo minimum të pagave prandaj kërkuan që Qeveria ta ketë parasysh këtë.
Kryetari i AKK-së, z. Bajrush Xhemajli falenderoj Kryetarin e Komunës së Drenasit z. Nexhat Demakun për bashkëpunim.