Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku dhe Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, z. Ahmet Tmava, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Drenasit dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për luftimin e dukurive negative, ndalimit të operatorëve ilegal të cilët bëjnë degradimin e sipërfaqeve të resurseve minerale në teritorin e Komunës së Drenasit.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi është krijimi i një platforme të bashkëpunimit në mes të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar dhe Komunës së Drenasit lidhur me mbështetjen reciproke në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore.
Palët janë të pajtimit që resurset minerale si pasuri e shtetit të Republikës së Kosovës duhet të shfrytëzohen në mënyrën më racionale me qëllim të zhvillimit sa më të qëndrueshëm ekonomik dhe të ngritjes afatgjate të mirëqenies sociale duke respektuar procedurat ligjore ne fuqi.