Me rastin e festave të fundvitit, ku shumë bashkatdhetarë të Komunës së Drenasit i janë bashkëngjitur familjeve të tyre për të festuar vitin e ri, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka shprehur dëshirën që t’i takojë. Ndaj ftohen të gjithë mërgimtarët të cilët kanë mundësi që më datën 31.12.2016 (e shtunë), duke filluar nga ora 11:00 të vijnë në takim me Kryetarin Lladrovci. Takimi mbahet në Komunën e Drenasit (objektin e ri, kati dytë).
Jeni të mirëseardhur, bashkatdhetarë të dashur!