Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku në mbledhjen e rregullt të Bordit, në bazë dispozitës ligjore të nenit 45.4 të LMFPP-së, ka paraqitur raportin financiar për realizimin e buxhetit komunal për përiudhën kohore janar-shtator të këtij viti, raport ky i cili prezenton zhvillimin e buxhetit komunal për të hyrat dhe të dalurat publike. Të dhënat e raportit prezentojnë se të hyrat nga burimet vetanake të krahasuara me planifikimin, paraqesin një përformancë të ngritur për +23.42 për qind, ndërsa krahasuar me përiodën e njejtë të raportimit nga viti i kaluar është një ngritje tejet e theksuar e përformancës, apo 52.67 për qind. Nën këtë ngritje kaq të lartë të përfomancës, ndikim të veçant kanë pasur të hyrat e njëhershme, apo të paplanifikuara si rezultat i kundërvlerës për pronat e shpronësuara komunale në emër të rrugës së kombit "Ibrahim Rugova". Nëse pa këtë të hyrë të mënjëhershme, vlerësojmë planin e realizimit kemi realizim të objektivave 97,63 për qind, pa të hyrat indirekte; ku më këto të hyra indirekte objektivat paraqesin realizim 100,67 për qind. Sa i përket të hyrave nga grantet qeveritare për këto të hyra raportuese, kanë pasur një zhvillim pozitiv për 18,38 për qind, rritje kjo e ndikuar për rritjen e pagave nga prilli i këtij viti. Me raportin e përiudhës janar-shtator të këtij viti zhvillimi i buxhetit për të dalurat-shpenzimet është realizuar në përqindje prej 79.81 për qind. Shikuar për nga karakteri eknomik i shpenzimeve pagat dhe meditjet dhe shpenzimet e shërbimeve komunale janë të realizuara pothuaj qind për qind për faktin se nuk ka pasur nevoj të zhvillohën procedura të prokurimit, ndërsa tri kategorit tjera të shpenzimeve aty ku ka pasur ndikim Ligji i Prokurimit përformanca është më e ulët. Krahasuar me përiudhën e njejt të vitit të kaluar të dalat ka një përfomarcë të ngritur prej +20.75 për qind. Kur është fjala të burimet e financimit, grantet qeveritare janë të shfrytëzuara 80.68 për qind në raport me ndarjet-alokimet, ndërsa të hyrat vetanake, fondi burimor 21,69.47 për qind, kurse fondi burimor 22 për qind, shkalla e shfrytëzimit të mjeteve shprehur në përqindje është 87.91 për qind.