Kolonel Mikael Christoffersson, komandanti ne largim i detashmentit të përbashkët rajonal qendër, LMT ka mbajtur takimin lamtumirës më kryetarin e Komunës z.Nexhat Demaku dhe ka falënderuar për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë mandatit të tij.
Kryetari Demaku në zyrën e tij ka pritur kolonel Christoffersson për të përshendetur punën dhe aktivitetin e KFOR-it në Drenas. Demaku ka falënderuar kolonelin Christoffersson për bashkëpunimin që kanë pasur dhe ka njoftuar për aktivitetet e Komunës. Ndërsa koloneli Christoffersson i ka dhuruar kryetarit Demaku shenjen mirënjohjes të shtetit suedez për bashkëpunimin që kanë pasur.