Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka takuar kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Naim Ismaijli dhe drejtorin ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi ku kanë diskutuar bashkëpunimin e metutjeshëm me nivelet lokale.
Qëllimi i takimit ishte që të unifikojnë dhe konkretizojnë disa nga sfidat që ballafaqohën Komunat e Kosovës për të krijuar qeverisje lokale efikase te qëndrueshme dhe dekomkratike përmes përpjekjeve të përbashkëta mes Komunës dhe AKK-së. Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka falenderuar Kryetarin e AKK-së dhe drejtorin për viziten dhe bashkëpunimin që kanë, kurse Kryetari i AKK-së, Naim Ismajli ka thënë se bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të vazhdoj në objektivat dhe qëllimet që ka synim Asocicacioni i Komunave të Kosovës.