Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku uron gjithë qytetarët e Komunës dhe krerët e Bashkësisë Islame të Drenasit, me lutjen që në këtë festë të mbretëron paqja e harmonia mes njerëzve. “Uroj që këtë festë ta kremtojmë bashkërisht me të dashurit tanë, në sofrën e begatë me të mirat që na ka dhuruar zoti, uroj që kjo festë të sjell solidaritet në secilën familje”.
Të nderur qytetar të Komunës së Drenasit, ju besimtar të fesë islame, krerë të Bashkësisë Islame të Drenasit kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të institucionit që përfaqësoj dhe ne emrin tim t’u uroj festën e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit e simbolizon vlerat e njeriut besimtar, sakrificën, solidaritetin, humanitetin e drejtësinë njerëzore, ndaj në këtë festë uroj shëndet dhe gëzime në familjen e të gjithë besimtarëve islam. Këto mesazhe që përcjell kjo festë e Kurban Bajramit na kujton edhe sakrificën, gjakun e mundin për të gjithë të rendet e vendit tonë. Ne emër të Komunës dhe ne emrin tim edhe njëherë ju uroj me përgëzimet me të sinqerta, thuhet ne urimin e kryetarit Demaku.