Me rastin e festës së Fiter Bajramit, kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku uron gjithë qytetarët e Komunës dhe krerët e Bashkësisë Islame të Drenasit, me lutjen që në këtë festë të mbretëron paqja e harmonia mes njerëzve.
Të nderur qytetar të Komunës së Drenasit, ju besimtar të fesë islame, krerë të Bashkësisë Islame të Drenasit kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të institucionit që përfaqësoj dhe ne emrin tim t’u uroj festën e Fiter Bajramit. Festa e Fiter Bajramit e cila vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, simbolizon vlerat e njeriut besimtar, sakrificën, solidaritetin, humanitetin e drejtësinë njerëzore, ndaj në këtë festë uroj shëndet dhe gëzime në familjen e të gjithë besimtarëve islam. Këto mesazhe që përcjell kjo festë e Fitet Bajramit na kujton edhe sakrificën, gjakun e mundin për të gjithë të rendet e vendit tonë. Ne emër të Komunës dhe ne emrin tim edhe njëherë ju uroj me përgëzimet me të sinqerta, thuhet ne urimin e kryetarit Demaku.