Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku së bashku me Drejtorin e Drejtoratit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, z. Mehdi Kurrumeli priti në një takim pune Drejtoreshën për çështja të menaxhimit të tokave në Ballkan nga Banka Botërore, znj. Kathrine M. Kelm. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për kryerjen e këtij projekti.
Qëllimi i vizitës ka qenë inspektimi i projektit për regjistrimin e lokaleve afariste dhe objekteve banesore që është duke u zbatuar në komunën e Drenasit, projekt ky i financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës i cili projekt realizohet nga Kompania përfituese e projektit “GeoProjekt “ nga Prishtina.