Kryetari I Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka takuar Majorin e KFOR-it të LMT-së në Drenas, Anssi Kaunonen. Ky i fundit uroi rizgjedhjen e Demakut edhe në një mandate katërvjeçar. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dhe vazhdon të ketë. Në takim u bisedua rreth dhënjes së betimit të Kryetarit të Komunës dhe konstituimit të Asamblesë Komunale , si dhe rreth zhvillimeve të fundit në Drenas.