Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, sot priti në takim z. Francesco Randacio, Komandant i Detaçmentit të përbashkët rajonal të KFOR-it dhe z. Giuseppe Guzzo, kapiten nga JRD si dhe antarët e ekipit finlandez të KFOR-it – LMTK9 në Drenas.
Gjatë takimin u biseduan çështje të ndryshme për komunën e Drenasit, bashkëpunimi mes komunës me stacionit policor dhe bashkëpunimi mes komunës me LMTK9.
Gjithashtu u bisedua për çështje të sigurisë, rreth KKSB-së, buxhetit komunal, OJQ-ve që veprojnë në Drenas, çështja e Feronikelit, Parkut të Biznesit, çështja e veteranëve dhe rreth projekteve që janë duke u realizuar në Komunën e Drenasit.